Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takoi kryesuesin e KGJK-së, Enver Peci

E Premte, 23.01.2015




Në kuadër të takimeve me institucionet e pavarura të nivelit qendror, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Enver Peci.
Në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit për përgjegjësitë e ndërsjella, promovimin e pavarësisë së pushteteve dhe gatishmëria për plotësimet e nevojshme ligjore që varen nga Kuvendi.
Me këtë rast, z. Veseli theksoi nevojën e respektimit të ndarjes së pushteteve dhe pavarësitë e tyre, duke çmuar lart përkushtimin e gjyqësorit për mbrojtjen e shtetit ligjor dhe ligjshmërinë, profesionalizmin dhe prioritetet.
Z. Peci e informoi kreun e Kuvendit për punën e institucionit që drejton, përkushtimin për zgjedhjen e lëndëve gjyqësore, duke e rritur efikasitetin dhe cilësinë me gjyqtarë të përgatitur, me aftësi dhe integritet.
Nga takimi, doli përfundim i përbashkët që të procedohen kërkesat për punën sa më efikase të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke rritur transparencën dhe profesionalizmin në pajtim me prioritetet dhe ligjet në fuqi.