Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.
E Mërkure, 21.01.2015
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nën kryesimin e kryetarit, Haxhi Shala, takoi sot stafin menaxhues të AKI-së, përkatësisht, zv. drejtorin, Muharrem Ajeti dhe Inspektorin e Përgjithshëm, Agron Selimaj. Takimi kishte karakter njohës, ndërsa pas përfundimit të tij, komisioni vazhdoi mbledhjen me pika që ndërlidhen me punën e komisionit.