Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi një grup studentësh nga Mitrovica

E Mërkure, 21.01.2015




Në vazhdën e kultivimit të transparencës kundruall publikut dhe të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, takoi sot në ambientet e Kuvendit një grup studentësh shqiptarë dhe serbë nga rajoni i Mitrovicës.
Duke u uruar mirëseardhje në mjediset e institucionit më të lartë legjislativ të vendit, kryeparlamentari Veseli i njoftoi studentët me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, si dhe synimet e tij për të qenë sa më afër qytetarëve dhe në shërbim të tyre.
Kryetari Veseli u përgjigj edhe në interesimet e studentëve përkitazi me angazhimet dhe përgjegjësitë e tij në krye të Kuvendit të Kosovës.