Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit takoi disa drejtues të agjencive të pavarura

E Marte, 20.01.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një sërë takimesh të ndara me drejtues të institucioneve të pavarura, agjencive dhe komisioneve, si: Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Institutin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin e Kosovës për Trashëgiminë Kulturore, Komisionin shqyrtues në Zyrën e Rregullatorit për ujëra dhe kanalizim, si dhe drejtuesin e Bordit për Ankesa dhe Medie.


Në këto takime, Kryetari Veseli u njoh me përgjegjësitë e këtyre institucioneve, zhvillimet dhe sfidat brenda kornizës ligjore të veprimtarisë së tyre.


Z. Veseli theksoi se vijimësia e punës institucionale është e një rëndësie të veçantë për institucionet tona, duke u ofruar mbështetje dhe përkrahje ligjore për zbatimin e përgjegjësive të tyre.


"Institucionet e pavarura duhet të ruajnë subjektivitetin e vet duke zhvilluar aktivitetet e veta në pajtim me ligjin, duke e shtuar performancën, përkushtimin dhe transparencën në dobi të vendit dhe qytetarëve", theksoi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit takoi disa drejtues të agjencive të pavaruraKryetari i Kuvendit takoi disa drejtues të agjencive të pavarura