Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

E Marte, 20.01.2015




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në takimin e sotëm të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare e komisionit, mori vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Konkursi do të jetë i hapur 20 ditë nga dita e shpalljes, ndërkaq do të publikohet në gjitha mjetet e informimit.

Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe për Planin e Punës, për të cilin u tha se do të harmonizohet me agjendën legjislative të Qeverisë.

Po ashtu, anëtarët e komisionit folën edhe për detyrat e komisionit që dalin nga Raporti i Progresit të Këshillit të Evropës për vitin 2014. Ndër detyrat parësore dhe sfidë për komisionin u tha se janë: çështja e të pagjeturve, liria e shprehjes, të drejtat e gruas, implementimi i Ligjit kundër diskriminimit dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e komisionit.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...