Lajmet e fundit

Mbledhja e Kuvendit

E Hënë, 19.01.2015




Në mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga kryekuvendari Kadri Veseli, u shqyrtua në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-035 për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre.

Kreu i Kuvendit, z. Veseli, sqaroi fillimisht se Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, si komision funksional, si dhe komisionet e përhershme e kanë shqyrtuar këtë projektligj, ndërsa i kanë rekomanduar Kuvendit miratimin e tij dhe të amendamenteve të propozuara.

Me këtë rast, kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa, paraqiti dy amendamentet e propozuara nga komisioni si dhe riformulimin e nenit 3 të këtij projektligji.

Me 67 vota për dhe tri abstenime, Kuvendi përkrahu amendamentet e propozuara nga komisioni funksional si dhe projektligjin në tërësi.

 

Mbledhja e KuvenditMbledhja e Kuvendit