Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Hënë, 19.01.2015




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga zëvendëskryetarja Selvije Halimi, shqyrtoi raportin me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-035 për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre.

Komisioni konstatoi se projektligji dhe amendamentet e propozuara nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën, prandaj, si i tillë, projektligji mund të procedohet për shqyrtim të dytë në seancë plenare.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...