Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Hënë, 19.01.2015




Pas miratimit në lexim të parë në Kuvend të Projektligjit për ndryshimin dhe plotesimin e Ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në një mbledhje përshpejtuar, shqyrtoi dhe përkrahu këtë Projektligj edhe në leximin e dytë.

Mbledhja është kryesuar nga kryetari i komisionit, Muhamet Mustafa, ndërsa i pranishëm ishte edhe ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...