Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Hënë, 19.01.2015




Sot në orën 17:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit, do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-035 për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një mbledhje të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit.

Kryeparlamentari Veseli i njoftoi nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare me bazën kushtetuese dhe rregullative të kësaj kërkese.

 

 

Nga mbledhja e Kryesisë së KuvenditNga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit