Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi kryetarin e Mamushës, Arif Bytyç

E Hënë, 19.01.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot një delegacion të komunës së Mamushës, të cilit i printe kryetari i komunës, Arif Bytyç.


Në takim, kryetari Veseli u njoh nga kryetari i komunës me zhvillimet në Mamushë, ecurinë e projekteve dhe investimeve kapitale në komunë, si dhe bashkëpunimin me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së të gjitha komuniteteve në këtë komunë.


Z. Veseli theksoi se vendi ynë disponon një vlerë të veçantë, e kjo është bashkëjetesa e komuniteteve. Integrimi i komuniteteve në institucione, si dhe zhvillimi i tyre i gjithmbarshëm në arsim, ekonomi, qeverisje lokale dhe qendrore është me rëndësi për përparimin e jetës, jo vetëm të komuniteteve, por edhe të vendit tonë.


Në fund të takimit, kryetari i Kuvendit mirëpriti ftesën nga kryetari i Mamushës, z. Bytyç, që në një kohë të ardhme të vizitojë këtë komunë.

Kryeparlamentari Veseli takoi kryetarin e Mamushës, Arif Bytyç