Lajmet e fundit

Mbledhja e Kuvendit

E Hënë, 19.01.2015




Shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, me kërkesë të Qeverisë së vendit, është hequr nga rendi i ditës së mbledhjes së sotme të Kuvendit, të cilën e kryesoi, kryeparlamentari, Kadri Veseli. Kreu i Kuvendit, Veseli, fillimisht njoftoi se shqyrtimi i këtij projektligji është bërë me proceduar të përshpejtuar, duke iu shmangur edhe Rregullores së punës së Kuvendit. Mirëpo, njoftoi në vijim Veseli, Qeveria ka marrë vendim që këtë projektligj ta tërheq nga shqyrtimi gjatë mbledhjes së sotme.

Për vendimin e Qeverisë, ndërkaq, foli i pari i saj, Isa Mustafa. Ai tha se lidhur me këtë projektligj jemi ballafaquar me probleme shumë specifike, ndërsa përkushtimi i Qeverisë mbetet që të krijohen kushte për riorganizimin e ndërmarrjes "Trepça". Qeveria, tha tutje ai, është e angazhuar që të parandalojë procedurën e falimentimit të ndërmarrjes. "Janë shumë elemente të projektligjit, që duhet shqyrtuar, andaj propozoi që ky projektligj të shqyrtohet sot pasdite në një mbledhje të jashtëzakonshme", tha Mustafa.

Pas kësaj, kryeparlamentari Veseli, i ftoi anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare në një mbledhje, në të cilën do të shqyrtohej kërkesa e Qeverisë për seancë të jashtëzakonshme.

 

 

Mbledhja e Kuvendit Mbledhja e Kuvendit