Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, znj. Teuta Sahatqija, priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ian Cliff
E Mërkure, 14.01.2015
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, znj. Teuta Sahatqija, priti sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z.Ian Cliff. Kryetarja e falënderoi ambasadorin për gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për ta përkrahur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian, si dhe për mbështetjen e Kuvendit të Kosovës dhe Komisionit për Integrime Evropiane, lidhur me përmbushjen e objektivave në drejtim të integrimit të Kosovës në BE.
Ambasadori Cliff, ka uruar kryetaren e komisionit, Sahatqija, për detyrën e re dhe ka konfirmuar mbështetjen për këtë komision parlamentar, duke u zotuar për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Kryetarja njoftoi gjithashtu ambasadorin lidhur me rolin e Komisionit në procesin e integrimit evropian. Në këtë takim, kryetarja foli edhe për agjendën e komisionit dhe sfidat që e presin atë gjatë këtij viti.
Në takim u bisedua edhe për rolin e Komisionit në procesin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, pastaj për Projektligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike, reformën në administratën publike, dhe në veçanti për kontributin e këtij komisioni në diplomacinë parlamentare, sidomos kur është fjala për pesë vendet të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin për avancimin e mëtejmë të agjendës së Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian.