Lajmet e fundit

Takimi i kryekuvendarit Veseli me presidenten Jahjaga

E Enjte, 08.01.2015




Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, kryetari i Kuvendit të Kosovës,Kadri Veseli, ishte në një takim me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Takimi kishte të bëjë me bashkëpunimin ndërinstitucional, si dhe njoftimin e presidentes Jahjaga me agjenden legjislative të Kuvendit të Kosovës. Në këtë frymë, kryekuvendari Kadri Veseli, e njoftoi presidenten Jahjaga lidhur me procedimin e disa ligjeve për shqyrtim dhe miratim në Kuvend, si: Projektligjin për pjesëmarrje në luftëra të tjera, Projektligjin për përgjime elektronike, atë për mbikëqyrjen elektronike për të liruarit nga burgu, si dhe Projektligjin për konfiskim të pasurisë së pashpjegueshme. Ndërkaq, sa i përket Projektligjit për Gjykatën Speciale, u tha se ai ndodhet në procedurë në Qeveri. Në prononcimin për media kryekuvendari Veseli ka theksuar se Kuvendi do të vazhdojë punën më 19 janar.

Takimi i kryekuvendarit Veseli me presidenten JahjagaTakimi i kryekuvendarit Veseli me presidenten Jahjaga