Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takoi drejtorin e KMDLNJ-së, Behxhet Shala
E Marte, 06.01.2015
Në kuadër të takimeve me asociacionet e pavarura dhe shoqërinë civile, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kishte sot një takim me drejtorin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, Behxhet Shala.
Z. Veseli u informua nga z. Shala lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë, me theks në zbatimin e ligjeve dhe respektimin e shtetit ligjor, hapësirat e mundshme, ku ligjet mund të pësojnë përmirësime, kthimin e personave të shpërngulur, etj.
Kryetari i Kuvendit e falënderoi z. Shala për përkushtimin e tij të vazhdueshëm në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut, respektimin e ligjeve dhe ngritjen e zërit për respektimin e tyre.
Kryetari i Kuvendit, z.Veseli, u zotua për përkushtim të shtuar në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve, duke bashkëpunuar me asociacionin, të cilit i prin z. Shala, si dhe me asociacionet e ngjashme që merren me fusha të veçanta të mbrojtjes së të drejtave në vendin tonë.