Lajmet e fundit

Kryekuvendari Kadri Veseli uron Peshkopin Teodosie

E Marte, 06.01.2015




Me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i drejtohet Peshkopit Teodosie, me një mesazh urimi për të dhe të gjithë qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Kosovës.


Në telegramin e urimit të z.Veseli thuhet:

"Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoks në Republikën e Kosovës!

Në këtë ditë të shenjtë, uroj që të gjithë besimtarët ortodoks të jetojnë në paqe, mbarësi, begati dhe harmoni.
Kjo festë le të shërbej për forcimin e besimit te Zoti, dashurinë ndaj njeriut, përkrahjen e veprave të mira dhe respektin ndaj besimeve të ndryshme në Republikën e Kosovës.


Vendit tonë i duhet edhe më shumë mirëkuptim, tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin. Së bashku, mund të arrijmë që këto vlera të shtohen dhe bëhen cilësi e dallueshme e qytetarëve tanë.

Gëzuar!"

 

 

Kryekuvendari Kadri Veseli uron Peshkopin Teodosie