Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Hënë, 29.12.2014




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi Sasha Milosavljeviq, kryetar i Komisionit, e mbajti sot mbledhjen në të cilën pikë kryesore të rendit të ditës ka qenë shqyrtimi i Projekt-ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015 dhe Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa.


Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit, pas debatit, me shumicë votash e miratuan Projekt-ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015 dhe Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim