Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli vizitoi Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë

E Mërkure, 31.12.2014




Sot, në prag të festës së Vitit të Ri, kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, i shoqëruar edhe nga ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka vizituar Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Gjatë vizitës së tij, kryetari Veseli është pritur nga udhëheqësit e këtij institucioni, të cilët e njoftuan atë për kushtet dhe mënyrën e jetës së tyre në Shtëpinë e Pleqve.

Drejtoresha, Raza Aliqkaj, pasi falënderoi për vizitën u shpreh se kujdesi i treguar sot me këtë vizitë, i inkurajon ata që të punojnë edhe më shumë në të ardhmen.

Kryeparlamentari Veseli, ndërkaq, pasi i uroj ata për festat e fundvitit tha:" Askush në Repubublikën e Kosovës nuk do të ndihet i braktisur, veçanërisht kategoritë sociale që kanë nevojë për përkujdesje sociale dhe shëndetësore". Kryeparlamentari Veseli, vlerësoi punën e stafit menaxhues në këtë institucion. Ai po ashtu u shpreh se, viti i ardhshëm do të jetë realitet më i mirë i kësaj kategorie.

Gjatë kësaj vizite, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka shpërndarë edhe nga një pako me dhurata.

 

Kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli vizitoi Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë Kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli vizitoi Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë Kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli vizitoi Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë