Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Marte, 30.12.2014




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të udhëhequr nga kryetarja Flora Brovina, diskutoi për planin e punës për muajin janar të vitit të ardhshëm.

Kryetarja Brovina propozoi që menjëherë pas fillimit të sesionit pranveror të Kuvendit, të ftohen në takim ministrat e resorëve që mbulon fushëveprimtaria e komisionit: ministrin e Punës e të Mirëqenies Sociale dhe atë të Shëndetësisë, në mënyrë që komisioni të njihet për së afërmi me zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat përballen këto dy fusha të rëndësishme jetësore të vendit.

Ishte pajtim i plotë që, sipas nevojës, gjatë kësaj periudhe komisioni të trajtojë edhe tema e zhvillime të tjera nga fushëveprimtaria e tij.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale