Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
E Hënë, 29.12.2014
Komisioni për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar, mbajti sot mbledhjen e dytë, në të cilën shqyrtoi raportet me rekomandime të komisioneve kryesore lidhur me Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015.
Pasi u konstatua se nuk ka amendamente shtesë, komisioni e procedoi projektligjin, me raportin me amendamente, për shqyrtim të dytë në mbledhje plenare.