Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Hënë, 29.12.2014




Komisioni për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Naser Osmani, kryetar, shqyrtoi sërish Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015.

Komisioni bëri disa plotësime në tekstin e projektligjit dhe raportin me amendamente e procedoi për shqyrtim në komisionet e tjera kryesore të Kuvendit.

Në këtë mbledhje u procedua për shqyrtim në seancë plenare edhe propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e periudhës kalimtare të lirimeve nga Tatimi i Vlerës së Shtuar, nga data 01. 01. 2015 deri më 31. 12. 2015.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa