Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
E Hënë, 29.12.2014
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, të kryesuar nga kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu,
u shqyrtua dhe u përkrah raporti me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2015.
U përmend fakti se ka zvogëlim të buxhetit për institucionet e drejtësisë, andaj u rekomandua që gjatë rishikimit të buxhetit të shqyrtohet kjo çështje.