Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Hënë, 29.12.2014
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Teuta Sahatqija, kryetare e komisionit, pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2015, mirëpo raporti me amendamente të këtij projektligji nuk është proceduar në komision nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.
Me këtë rast, lidhur me këtë projektligj Komisioni do të paraqesë një sërë vërejtje gjatë ditës së sotme në mbledhje të Kuvendit, përmes kryetares së Komisionit.