Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

E Hënë, 29.12.2014




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, të kryesuar nga kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu,
pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2015. Megjithatë, Haxhiu sqaroi se raporti nuk është dërguar në komision nga Komisioni për Buxhet.

Për shkak të vendimit të Kuvendit lidhur me mos përfshirjen e komisioneve kryesore për shqyrtimin e Projektligjit të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2015, Komisioni vendosi që në mbledhje të Kuvendit të kërkojë mocion procedural për bartjen e çështjes në Komision. Kjo çështje do të paraqitet nga kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu dhe do të kërkohet të mos vazhdohet shqyrtimi i këtij projektligji pa u shqyrtuar nga komisionet e përhershme.

Disa nga anëtarët e komisionit kërkuan që të shqyrtohet baza kushtetuese e amendamenteve të Komisionit për Buxhet.