Lajmet e fundit

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media priti Komisionin e Pavarur për Media

E Premte, 26.12.2014




Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga Zenun Pajaziti,kryetar, ka pritur sot në një takim kryetarin e Komisionit të Pavarur për Media,Adnan Merovci dhe anëtarët e këtij Komisioni. Me këtë rast Komisioni i Pavarur për Media e njoftoi Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media se ka miratuar për konsultim publik tekstin e ndryshuar dhe të plotësuar të draft "Strategjisë për kalim në transmetim digjital tokësor në Republikën e Kosovës" dhe iu është vënë në dispozicion për konsultim publik dhe komente përfaqësuesve të shërbimeve mediave, audiovizuale të licencuara nga KPM-ja, institucioneve relevante të Republikës së Kosovës , OJQ-ve dhe palëve të tjera të interesuara.


Afati për dërgimin e komenteve me shkrim është nga 26 dhjetori 2014 deri më 23 janar 2015 në ora 16:00.

 

 

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media priti Komisionin e Pavarur për Media