Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
E Premte, 26.12.2014
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e komisionit,
pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2015.
Me këtë rast, Komisioni diskutoi për vendimin e Kuvendit lidhur me mos përfshirjen e komisioneve kryesore për shqyrtimin e Projektligjit të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2015.
Komisioni kërkoi nga Kryesia e Kuvendit që të ngarkojë Komisionin për Legjislacion, që ta shqyrtojë raportin e Komisionit për Buxhet dhe Financa, për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2015, para shqyrtimit të dytë në mbledhjen plenare, sipas nenit 57, të Rregullores së Kuvendit.