Lajmet e fundit

Nga mbledhja konstituive e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Premte, 26.12.2014




Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, mbajti sot mbledhjen konstituive, të cilën e kryesoi Zenun Pajaziti, kryetar i komisionit.

Duke elaboruar punën e këtij komisioni gjatë mandatit në vijim, kryetari Pajaziti tha se në fushëveprimin e vet, komisioni ngërthen tri segmente të rëndësishme jetës publike të vendit: administratën publike, qeverisjen lokale dhe mediat, të cilat, për shkak të ndjeshmërisë, sipas tij, kërkojnë qasje dhe trajtim të kujdesshëm nga ana e komisionit.

Anëtarët e komisionit, ndërkaq, shprehën gatishmërinë dhe u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë e kontribut maksimal, në funksion të avancimit të performancës së institucioneve, puna e të cilave, sipas fushëveprimit, do të jetë objekt i trajtimit në këtë komision.

Në mbledhje u theksua se një segment i rëndësishëm i planit të punës së komisionit, duhet të jetë mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve.

 

Nga mbledhja konstituive e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media