Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Premte, 26.12.2014
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i kryesuar nga z, Saša Milosavljević, kryetar i Komisionit, sot mbajti mbledhjen konstituive.
Gjatë kësaj mbledhje konstituive, anëtarët e Komisionit janë zotuar se do të jenë përgjegjës dhe të suksesshëm në raport me përgjegjësitë që kanë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të Rregullores për punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përveç tjerash, ky Komision, në pjesën e fushëveprimit të vet, do të monitorojë edhe zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komuniteteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.