Lajmet e fundit
Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme
E Premte, 26.12.2014
Nën drejtimin e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, është mbajtur sot mbledhja konstituive e këtij komisioni. Në këtë takim janë përvijuar prioritetet e Komisionit për Punë të Jashtme, si dhe çështje të tjera të mirëfunksionimit të tij , por Plani dhe programi i punës ka mbetur të shqyrtohen në takimin e parë të komisionit, gjatë muajit janar.
Anëtarët e komisionit, të pranishëm në takim, janë pajtuar se të paktën do të mblidhen dy herë në muaj, orientimisht të mërkurave, duke lënë mundësinë për takime më të shpeshta, kur të paraqitet nevoja.