Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Mërkure, 24.12.2014




Komisioni për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Naser Osmani, kryetar, shqyrtoi pjesën tabelare të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, si dhe të gjitha kërkesat buxhetore të adresuara në komision, nga institucionet e pavarura, komunat, ministritë dhe deputetët.

Dje, ndërkaq, komisioni ka shqyrtuar pjesën tabelare të projektligjit.

Në mbledhje ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Abdullah Hoti, i cili dha sqarimet e nevojshme përkitazi me kërkesat e adresuara.

Pas shqyrtimit dhe analizimit të secilës prej tyre, komisioni përkrahu kërkesat, të cilat konsideruan të realizueshme, dhe u inkorporuan në projektbuxhet nëpërmjet amendamenteve.

Projektligji, me amendamentet e propozuara, u procedua për shqyrtim në komisionet e tjera kryesore të Kuvendit, ndërkaq të hënën, sipas agjendës së përcaktuar, pritet të shqyrtohet dhe të miratohet për herë të dytë në seancë plenare.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa