Lajmet e fundit
Kryekuvendari Kadri Veseli uron Ipeshkvin Dodë Gjergji
E Mërkure, 24.12.2014
Me rastin e Ditës së Kërshëndellave , kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar një telegram urimi Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me këtë përmbajtje:
"Shkëlqesia e Juaj, Imzot Dodë Gjergji,
Kam kënaqësinë që në këtë ditë të shenjtë, në emrin tim dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, t'ju uroj Juve dhe të gjithë besimtarëve katolikë, Ditën e Kërshëndellave.
Kjo ditë e madhe, simbolizon lidhjen e fuqishme të njeriut me Zotin, shpresat më sublime të njeriut, besimin në fuqinë e vlerave më të larta njerëzore, si: liria e drejtësia.
Për shumë mot gëzuar Kërshëndellat!", theksohet në telegramin e urimit të kryekuvendarit Veseli.