Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
E Mërkure, 24.12.2014
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nën kryesimin e kryetares, Lirie Kajtazi, mbajti sot mbledhjen konstituive.
Kryetarja Kajtazi, fillimisht përshëndeti anëtarët e komisionit, duke shprehur bindjen e saj për një bashkëpunim të mirë dhe punë efektive nga të gjithë anëtarët. Ajo foli edhe për objektivat në kuadër të fushëveprimtarisë së Komisionit, ndërsa me theks të veçantë u ndal tek krijimi i infrastrukturës ligjore dhe zbardhja e fatit të personave të pagjetur.
Suksese në punën e tij, komisionit i uroi edhe kryetarja e komisionit nga legjislatura e kaluar, Suzan Novobërdali.