Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës

E Marte, 23.12.2014




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i komisionit, Daut Haradinaj, mbajti sot mbledhjen konstituive.

Me këtë rast, anëtarët e komisionit u zotuan se bashkëpunimi i tyre do të jetë konstruktiv dhe se do të angazhohen me theks të veçantë për gjendjen e sigurisë në vend.

Duke diskutuar rreth fushëveprimit të komisionit, u theksua fakti se komisioni në vazhdimësi do të mbikëqyrë edhe zbatimin e legjislacionit nga institucionet e sigurisë.

 

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës