Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

E Marte, 23.12.2014




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, të kryesuar nga Albulena Haxhiu,kryetare e komisionit, mbajti sot mbledhjen konstituive.

Gjatë këtij takimi anëtarë të komisionit u zotuan se do të jenë të përgjegjshëm dhe të suksesshëm kundruall përgjegjësive të tyre, sipas Rregullores së Kuvendit dhe se pos tjerash do të monitorojnë zbatimin e ligjeve të institucioneve të pavarura, të cilat i raportojnë Kuvendit.

Pas një diskutimi të gjerë rreth organizimit të komisionit, anëtarë të komisionit folën edhe rreth emërtimit të këtij komisioni. Me theks të veçantë u diskutua rreth formimit të Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit, sikurse gjatë legjislaturës së kaluar, në mënyrë që ky nën-komision të merret me hartimin e Rregullores së Kuvendit.

Megjithatë, komisioni për këtë çështje mbeti të vendosë në një mbledhje tjetër të radhës.

 

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit