Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...
E Marte, 23.12.2014
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, sot mbajti mbledhjen konstituive. Kryetari i Komisionit, Muhamet Mustafa, pasi përshëndeti anëtarët e Komisionit, tha se duke pasur parasysh fushëveprimtarinë e gjerë të Komisionit dhe sfidat që na presin, beson se me një frymë të mirë bashkëpunimi konstruktiv, puna e Komisionit do të jetë e suksesshme.
Ngjashëm u shprehën edhe anëtarët e Komisionit, të cilët shtuan se Komisioni do të ofrojnë orientim për zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin sa më të madh të vendeve të punës.