Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, vizitoi familjen Jasharaj në Fushë Kosovë
E Premte, 19.12.2014
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot familjen Jasharaj në Fushë-Kosovë, për të shprehur ngushëllime me rastin e humbjes tragjike të jetës së Dritanit 7- vjeçar, nga kafshimi i qenve endacak.
Kryetari Veseli shprehu keqardhje për këtë tragjedi që i ndodhi familjes Jasharaj, duke u shprehur atyre ngushëllime në emër të Kuvendit dhe në emrin e tij personal.
"Kjo tragjedi tejkalon përmasën e një vdekjeje të fëmijës së familjes tuaj. Është një humbje për të gjithë ne, e cila na bën të kujtojmë se si jetojmë, ku jetojmë dhe çfarë sfidash po na presin. Ne si bartës të përgjegjësive shtetërore kemi për obligim që të kujdesemi për të gjithë qytetarët, në veçanti për fëmijët, mirëqenien e tyre, shkollimin dhe hapjen e perspektivës për ta", theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.