Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi gjenerallejtënant Kadri Kastratin

E Marte, 16.12.2014




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës , Kadri Veseli ,ka takuar sot komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastratin. Kryetari Veseli e përgëzoi gjeneralin për të arriturat e FSK-së dhe plotësimin e kushteve dhe standardeve për t'u shndërruar në Ushtri të Kosovës.


Gjeneral Kastrati e uroi kryetarin e Kuvendit, z. Veseli për postin e ri, duke i uruar sukses dhe duke shprehur besimin e plotë se FSK-ja do ta ketë përkrahjen e plotë gjatë miratimit të pakos ligjore për FAK-un. Gjenerali më këtë rast e njohu kryetarin Veseli me procesin e deritashëm të transformimit, vlerësimet e larta për FSK-në nga partnerët ndërkombëtarë , si dhe gatishmërinë e tyre për të çuar përpara procesin e transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës.


Z. Veseli e falënderoi gjeneral Kastratin për kontributin e tij dhe pjesëtarëve të FSK-së në transformimin drejt një ushtrie moderne - Forcave të Armatosura të Kosovës, me përkrahje të fuqishme nga partnerët ndërkombëtarë. Kryetari Veseli e konfirmoi përkrahjen e tij për miratimin e Ligjit për Forcat e Armatosura si prioritet ngase është dëshmuar se FSK-ja është e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ka respektin e të gjitha nacionaliteteve.


Bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi i deritashëm shumë i mirë ndërinstitucional të vijojë edhe më tej me interes të gjithanshëm.

 

 

Kryeparlamentari Veseli takoi gjenerallejtënant Kadri Kastratin