Lajmet e fundit

Kryekuvendari Veseli takoi ambasadoren e Francës, znj. Daviet

E Marte, 16.12.2014




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet. Ambasadorja Daviet e uroi kryetarin e Kuvendit, z. Veseli për postin e ri, duke shprehur besimin se bashkëpunimi i deritashëm shumë i mirë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës do të vijojë edhe në të ardhmen.


Z. Veseli e falënderoi ambasadoren Daviet për përgëzimet e saj, duke e njohur atë me gjendjen dhe zhvillimet aktuale në Kuvend. Ai ka shprehur gatishmëri që puna e Kuvendit të vijojë me intensitet të shtuar, me aprovimin e ligjeve me interes për vendin dhe qytetarët, ligje që ndihmojnë proceset dhe përafrojnë vendin tonë me integrimet euro-atlantike.


Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi në fushën e legjislativit do të thellohet dhe zgjerohet, duke cekur se Kuvendi i Kosovës në përgjithësi ka nevojë për bashkëpunim për sferat e veçanta, jo vetëm në nivel kurtuazie, por edhe përmbajtjesore me homologët nga Franca.

 

 

Kryekuvendari Veseli takoi ambasadoren e Francës, znj. Daviet