Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff

E Marte, 16.12.2014




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff. Ambasadori Cliff e uroi kryetarin e Kuvendit, z. Veseli për postin e ri, duke i uruar sukses dhe punë të mbarë e duke shprehur përkushtimin e tij që bashkëpunimi i deritashëm shumë i mirë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të vijojë edhe në të ardhmen.


Z. Veseli pasi e falënderoi ambasadorin Cliff për vizitën, foli për gjendjen dhe zhvillimet aktuale në Kuvend duke e siguruar ambasadorin se puna e Kuvendit do të vijojë me intensitet të shtuar, me prioritetet tashmë të evidentuara dhe me theks të veçantë implementimin e ligjeve.


"Në këtë tempull të demokracisë do të dëgjohet zëri i deputetit dhe qytetarit. Kuvendi do të jetë transparent në punën e vet dhe do të përshpejtojë agjendat e legjislative drejt proceseve të rëndësishme integruese për vendin", theksoi Veseli.
Bashkëbiseduesit Veseli dhe Cliff u pajtuan se bashkëpunimi në fushën e legjislativit do të thellohet dhe zgjerohet, duke cekur se agjendat ekonomike do të kenë prioritet, sikurse edhe mbrojtja e investitorëve dhe implementimi i ligjeve.

 

 

Kryeparlamentari Veseli takoi aasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian CliffKryeparlamentari Veseli takoi aasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff