Lajmet e fundit

Kryetari Kadri Veseli takoi Ambasadoren e Turqisë, znj. Ozan

E Hënë, 15.12.2014




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar takim me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Songül Ozan. Ambasadorja Ozan e uroi Kryetarin Veseli me rastin e emërimit të tij në detyrën tejet të rëndësishme, në krye të Kuvendit të Kosovës, duke qenë e rëndësishme jo vetëm për kryetarin, por edhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

Kryetari Veseli theksoi përkushtimin për transparencën e legjislativit dhe organizim e funksionim sa më efikas të Kuvendit të Kosovës. Në veçanti theksoi interesin e dy Kuvendeve për të thelluar bashkëpunimin ndërparlamentar me Turqinë.

Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet tona do të thellohen dhe se komuniteti turk në Kosovë dhe shqiptarët që tashmë e kanë shtet të vetin Turqinë, duhet të vazhdojnë të luajnë rol pozitiv sikur deri më tash. Jam i përkushtuar që bashkëpunimin e deritashëm shembullor ta vazhdojmë edhe më tej duke e thelluar atë, theksoi Veseli.

Rruga e Kosovës drejt BE-së është rrugë e përbashkët e Kosovës dhe Turqisë, hapat e Kosovës drejt këtij bashkimi janë lajmi më i mirë nga Kosova për Turqinë, theksoi Ambasadorja Ozan.

Bashkëbiseduesit u pajtuan për intensifikimin e marrëdhënieve derisa ambasadorja Ozan ia bëri të ditur Kryetarit Veseli se tashmë është radha e Parlamentit të Kosovës që të vizitojë Parlamentin e Turqisë, gjë që z. Veseli e konfirmoi me kënaqësi.

 

 

Kryetari Kadri Veseli takoi Ambasadoren e Turqisë, znj. OzanKryetari Kadri Veseli takoi Ambasadoren e Turqisë, znj. Ozan