Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Veseli takoi stafin e administratës së Kuvendit
E Premte, 12.12.2014
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot në zyret e tyre të gjithë zyrtarët e administratës së Kuvendit.
Gjatë këtyre takimeve njoftuese, kryeparlamentari Veseli i falënderoi zyrtarët e stafit civil për punën e tyre dhe njëherësh u ofroi bashkëpunim e mbështetje të pakursyer në angazhimet e tyre të përditshme, në funksion të ngritjes së mëtejme të kapaciteteve të administratës dhe të produktivitetit në punë.
"Administrata është promotor i punës së çdo institucioni, andaj ju ofroj gjithë përkrahjen time, por njëherësh kërkoj edhe angazhimin tuaj, në mënyrë që të kryejmë me sukses obligimet tona kundruall qytetarëve", theksoi kryetari Veseli.
Zyrtarët e administratës përgëzuan kryetarin Veseli për detyrën në krye të legjislativit të vendit dhe i uruan suksese në angazhimet e tij.