Lajmet e fundit
Kryetari Veseli priti drejtorin e NDI-së në Kosovë, Alexander Chavarria
E Mërkure, 10.12.2014
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot një delegacion të NDI-së, të prirë nga Alexander Chavarria, drejtor i Zyrës së NDI-së në Kosovë.
Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli pranoi urimet nga drejtuesit e kësaj organizate, me rastin e zgjedhjes së tij kryetar i Kuvendit.
Gjatë takimit, kryeparlamentari Veseli i falënderoi drejtuesit e NDI-së për punën e përkushtuar në mbështetje të Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë, në hartimin dhe zbatimin e ligjeve në vendin tonë.
Z. Chavarria, ndërkaq, theksoi se NDI-ja është partner i përkushtuar i Kuvendit të Kosovës për 14 vite me radhë, ndërsa konfirmoi gatishmërinë për ta vazhduar këtë mbështetje edhe në të ardhmen.
Kryetari Veseli tha se takimet me NDI-në do të intensifikohen ditëve në vijim, me qëllim të thellimit dhe zgjerimit të fushave të bashkëpunimit, duke i begatuar ato me përmbajtje dhe intensitet të ri në funksion të Kuvendit, deputetëve dhe qytetarëve tanë.