Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
E Marte, 09.12.2014
Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë, e nisur dje, ka vazhduar sot, e kryesuar nga, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit.
Edhe kjo mbledhje është përcjell nga ambasadorë të shumtë të akredituar në Kosovë, si dhe Ulrike Lunacek, nënkryetare e Parlamentit Evropian.
Meqë mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e djeshme ka paraqitur pjesë të programit, si dhe agjendën qeverisëse për katër vjeçarin e ardhshëm, ai sot paraqiti kabinetin qeveritar në këtë përbërje:
Kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Hashim Thaçi, zv. kryeministër dhe ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kujtim Shala, zv. kryeministër dhe ministër i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Branimir Stojanoviq, zv. kryeministër.
Mahir Yagcilar, ministër i Ministrisë së Administratës Publike.
Lubomir Mariq, ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal.
Arsim Bajrami, ministër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Valon Murati, ministër i Ministrisë së Diasporës.
Hajredin Kuçi, ministër i Ministrisë së Drejtësisë.
Avdulla Hoti, ministër i Ministrisë së Financave.
Blerand Stavileci, ministër i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Bekim Qollaku, ministër i Ministrisë së Integrimit Evropian.
Haki Demolli, ministër i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Aleksander Jabllanoviç, ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Ferid Agani, ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Arban Abrashi, ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Imet Rrahmani, ministër i Ministrisë së Shëndetësisë.
Lutfi Zharku, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës.
Hikmete Bajrami, ministre e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Skender Hyseni, ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Memli Krasniqi, ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Edita Tahiri, ministre pa portofol dhe Rasim Demiri, ministër pa portofol.
Pas kësaj, Kabineti Qeveritar i propozuar nga mandatari, Mustafa, është hedhur në votim.
Me këtë rast, deputetët me shumicë votash: 73 për, 38 kundër dhe dy abstenime zgjodhën Qeverinë e re të Kosovës.
Kabineti ri qeveritar, po sot ka dhënë betimin para legjislativit të vendit.
Kryetari i sapozgjedhur i Qeverisë, Isa Mustafa, ndërkaq, në fund u është drejtuar deputetëve me një fjalë rasti. Pasi falënderoi për besimin e dhënë, Mustafa i siguroi deputetët se do të punojë me nder dhe përkushtim duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.