Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta uroi Kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli
E Hënë, 08.12.2014
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta përmes një telegrami ka uruar sot Kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli.
Në urimin e tij drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Meta theksoi:
"I nderuari Zoti Kryetar,
Me kënaqësi të veçantë kam marrë lajmin për zgjedhjen Tuaj në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe me këtë rast më lejoni t' ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta në emër të Kuvendit të Shqipërisë.
I kemi ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit në Kosovë dhe jam i sigurt se mbledhja e Kuvendit dhe zgjedhja Juaj në krye të tij do të kontribuojnë për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Kosovës, si dhe për avancimin e agjendës evropiane të vendit. Në këtë kuadër, më lejoni t'ju siguroj për mbështetjen e plotë e të pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë.
Përfitoj nga rasti t'ju ftoj për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të kemi rastin të bisedojmë nga afër mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Duke shprehur edhe një herë urimet e mia më të mira për një veprimtari Tuajën plot përgjegjësi dhe suksese, lutem pranoni, i nderuar Zoti Veseli, ndjenjat e konsideratës time më të lartë.", ka theksuar përmes një telegram urimi kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta për Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli.