Lajmet e fundit
Nga takimi i Administratës së Kuvendit të Kosovës me donatorë
E Marte, 18.11.2014
Zyrtarë drejtues të segmenteve të ndryshme të Administratës së Kuvendit kanë mbajtur sot një takim pune me donatorë, në të cilin është prezantuar dhe analizuar projektraporti për vlerësimin e ndihmës së organizatave donatore dhënë Kuvendit gjatë periudhës 2007- 2013. Raportin për këtë vlerësim e ka paraqitur ekspertja e kontraktuae nga UNDP-ja, Mirela Muça. Ajo në paraqitjen e saj ka prezantuar metodologjinë e punës për hartimin e këtij raporti, rezultatet e ndihmës së donatorëve për punën e sukseshme të Kuvendit, si dhe objektivat kyesore për një efiktivitet sa më të lartë të kësaj ndihme për përformancën e Administratës së Kuvendit dhe të deputetëve gjatë legjislturës V.
Zonja Muça ka theksuar se paraprakisht është bërë fotografimi i gjendjes ekzisuese në përmbushjen e ndihmve të donatorëve dhënë Kuvendit të Kosovës, ndërsa janë marrë për bazë krahasimi edhe raortet e progresit për Kosovën të Komisionit Evropian, gjatë tri viteve të fundit. Në raport janë analizuar se në ç'masë janë realizuar objektivat kryesore të nihmës së donatorëve dhënë Kuvendit, sa dhe si ishte përvetësuar ndihma nga Kuvendi, por edhe si të arrihen rezualtate edhe më të mira nga ndihmat e donatorëve në të ardhmen.
Është konstatuar se sa herë që ndihma është dhënë konform kërkesës dhe nevojave të Kuvendit dhe sa herë që donatorët dhe Kuvendi e kanë monitoruar dhe analizuar cilësinë dhe dinamikën e ndihmës së dhënë, rezultatet kanë qenë çdo herë të mira.
Ndër objektivat kryesore në përmbushjen së sukseshme të ndihmës së donatorëve prezantuesja ka theksuar fuqizimin vazhdueshëm të ka paciteteve profesionale dhe shkathtësitë teknike të sekretarisë, të departamenteve, sherbimeve, gjatë hartimit tëlegjislacionit dhe harmonizimin me Acquis të BE-së, si dhe promovimi i një bashkëpunimi ndermjet Kuvendit dhe shoqërisë civile.
Në këtë analizë është theksohet nevoja që të forcohet edhe më pavarësia buxhetore e Kuvendit të Kosovës, si dhe bashkëpunimi më intensiv i komisioneve parlamentare me ministritë përkatëse të linjave.
Duke e shqyrtuar këtë raport për vlerësimin e ndihmës së donatorëve dhënë Kuvendi të Kosovës, përfaqësues të donatorëve kryesorë të Kuvendit kanë dhënë vërejtje dhe sugjerime të ndrysheme që do ta plotësojnë atë, mbi bazën e të cilit Kuvendi do të përgatisë një strategji të bashkëpunimit me donatorë, si dhe një plan veprimi për realizimin e kësaj ndihme shumë të rëndësishme për punë sa më të sukseshme të legjislativit të vendit në këtë legjislaturë dhe në të ardhmen.