Lajmet e fundit
U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Projektit të GIZ-it
E Premte, 14.11.2014
Në kuadër të mbështetjes për përmirësimin e cilësisë së sistemit të financave publike në Kosovë, u nënshkrua sot Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Projektit të GIZ-it.
Memorandumi u nënshkrua nga Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi dhe udhëheqësja e Projektit të GIZ-it, Alexandra Fehlinger.
Ky memorandum është në funksion të vazhdimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të tij, ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Projektit të GIZ-it, për reformimin e sistemit të financave publike në Kosovë, duke përfshirë mbështetjen për Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe atë për Mbikëqyrjen e Financave Publike.