Lajmet e fundit

Të hënën mbahet në Prishtinë takimi i sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

E Premte, 14.11.2014




Më 17 dhe 18 nëntor 2014 do të mbahet në Prishtinë seminari i sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me temën : "Mbikëqyrja parlamentare e qeverisë, përgjegjësitë dhe praktikat e stafit parlamentar gjatë kryerjes së aktiviteteve mbikëqyrëse".

Në këtë seminar do të jenë të pranishëm edhe sekretarët e përgjithshëm të parlamenteve të Hungarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë.

Punimet e seminarit do të zhvillohen në "Swiss Diamond Hotel", duke filluar në orën 9:30 .

Seminari mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe GIZ (Deutsche Gesellschaft fùr Internationale Zusammenarbeit) në Kosovë .

 

 

Të hënën mbahet në Prishtinë takimi i sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor