Lajmet e fundit
Mbahet ceremonia e inaugurimit solemn të Mamografit mobil
E Enjte, 30.10.2014
Të premten, më 31 tetor 2O14, në sheshin "Ibrahim Rugova" në Prishtinë, mbahet ceremonia e inaugurimit solemn të Mamografit mobil, duke filluar nga ora 11, organizuar nga Grupi i Grave Deputete.
Sigurimi kësaj pajisjeje shumë të rëndësishme për shëndetin e grave, ka qenë projekt i Grupit të Grave Deputete të Legjislaturës së IV të Kuvendit të Kosovës, kurse është përkrahur nga shumë donatorë vendës dhe ndërkombëtarë.
Pjesëmarrësve të manifestimit do t' iu drejtohen, deputetja Teuta Sahatqija, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi,ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Brathu dhe Nafije Latifi nga "Jeta Vita".
Në kuadër të ceremonisë, donatorëve u ndahen fletë-falënderime, ndërsa do të organizohen edhe veprimtari të tjera.