Lajmet e fundit

Përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë pasur qasje të plotë në mbledhjen e sotme të deputetëve

E Enjte, 09.10.2014




Reagim

i Sekretarisë së Kuvendit lidhur me shkrimet në disa portale për kinse pengimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë për të marrë pjesë në seancën e thirrur nga 62 deputetë


Shkrimet në portale të ndryshme në Kosovë për kinse pengimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë për të marrë pjesë në seancën e thirrur nga 62 deputetë i vlerësojmë të pasakta dhe qëllimkëqija për shkak se përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë pasur qasje të plotë mbledhjen e sotme të deputetëve.

Punonjësit e Drejtorisë për protokoll i kanë përcjellë me mirësjellje mysafirët që kanë shfaqur interes për ta ndjekur nga afër takimin e sotëm të deputetëve.

Punonjësit e sigurisë, në hyrjen për deputetë, kanë mbajtur evidencë për të gjithë mysafirët e sotëm në Kuvend dhe deklarojnë me përgjegjësi se nuk është shënuar asnjë incident, siç lajmërojnë disa portale.

Edhe zyrtarja e UNMIK-ut, e cila gjoja është penguar të hyjë në Kuvend, e ka ndjekur pa asnjë pengesë gjithë takimin e sotëm të deputetëve.

Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit