Lajmet e fundit

Deputetët e LDK-së, VV-së, AAK-së dhe NISMËS

E Premte, 03.10.2014




Deputetët e LDK-së, VV-së, AAK-së dhe NISMËS kanë bërë një shkresë për gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar më 9 tetor 2014, në orën 10:00, seancën e papërfunduar konstituive të Legjislaturës V, me të vetmen pikë të rendit të ditës: Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Shkresa (e nënshkruar nga 62 deputetë) i është adresuar edhe kryesueses së seancës konstituive, znj. Flora Brovina, kurse me përmbajtjen e saj është njoftuar presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga.

Administrata e Kuvendit ua ka shpërndarë shkresën deputetëve në kutitë e tyre postare.

 

 Deputetët e LDK-së, VV-së, AAK-së dhe NISMËS