Lajmet e fundit
Kryetari Mustafa pezullon të gjitha aktivitetet në Kuvend
E Mërkure, 23.07.2014
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, aplikohet masa e përkohshme, pezullohet vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 05-V-001 (17 korrik 2014) dhe kërkohet që Kuvendi të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.
Konform këtij vendimi, z. Mustafa ka pezulluar të gjitha aktivitetet në cilësi të kryeparlamentarit dhe nuk do të shfrytëzojë asnjë aset të Kuvendit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.